Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

400 kg kokainë, Ambasada e SHBA në Prishtinë: Fitore e madhe për sundimin e ligjit

schedule10:48 - 18 Maj, 2021

schedule 10:48 - 18 Maj, 2021

Ambasada Amerikanë në Kosovë nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” ka reaguar për kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës.

Ambasada shprehet se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Më tej shton se suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë dhe DEA Amerikanë është një fitim për sundimin e ligjit.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan – suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & DEA-s. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, shkruhet në rrjetin social “Twitter”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!