Hipertensioni nënkupton presionin e lartë të gjakut dhe është një ndër sëmundjet më të përhapura.
Kardiologia e Spitalit Hygeia, Elona Dado ka shpjeguar se shpesh herë kjo sëmundje është e fshehtë dhe ka pacientë që nuk e ndjejnë fare. Sipas doktoreshës, hipertensioni ndahet në kategori, por ai që është më i zhvilluari prek organe të ndryshme.
“Nuk i jepet një rëndësi dhimbjes së kokës, e cila shpesh ka një hipertension. Duhet të drejtohesh te mjeku. Sot ekzistojnë disa suplemente efikase që duhen marrë për ta larguar.
Në këtë moment që flasim bëhet fjalë për një shifër 30% -40% të pacientëve të rritur që vuajnë nga hipertensioni.
Parahipertensioni fillon nga mosha 10 deri në 30-vjeç. Kemi të bëjmë me hipertensione fillestare. Pastaj kemi hipertensionin më të zhvilluar që prek organet si truri, veshka, këmbët. Që mund ta ndalojmë, duke ju drejtuar mjekut dhe aim err vendimin nëse duhet marrë mjekimi.
Një kategori ndjejnë shtrëngime në gjoks, ka edhe një kategori pacientësh që nuk e ndjejnë fare pasi kanë vite e vite që vuajnë nga tensione. Pacientët duhet të bëjnë dy vizita dhe në bazë të saj përcaktohen modalitetet”.
Më tej, Dado shpjegoi në “ABC e Mëngjesit” se çfarë duhet të bëjnë pacientët fillestarë dhe se duhet të heqin dorë nga veset me ndërgjegjen e tyre të plotë, jo se çfarë dëgjojnë nga mjeku.
“Nëse kemi pacientët që vijnë për herë të parë, fillojnë me analizat e veshkës apo organe siç është mëlçia. Bëhet kontrolli i zemrës siç është aorta. Shikohet gjendja mbiveshkore, pastaj rekomandohet një kontroll te okulisti.
Çdo individ është përgjegjës për jetën e vetë. Ne mund të bëjmë kompromise me shëndetin. Gjërat duhen marrë me shkallë. Duhet të marrësh vetë vendime, jo të bëjmë atë që tha doktori. Lidhur me alkooli, tani thuhet që nuk dihet se kush dëmi evidencial i pijes”./abcnews.al