Nga Ermal Vija
Shtatë vite nga vrasja, Prokuroria e Posaçme rinis hetimet për ekzekutimin e Artan Santos. Lajmi konfirmohet për ABC nga burime zyrtare.
Sipas burimeve nga SPAK mësohet se Prokuroria ka vendosur të rihapë dosjen për ekzekutimin e biznesmenit, pasi janë siguruar prova te reja.
Në fillim të këtij viti Prokuroria e Tiranës bëri kërkese për rihapjen e një prej dosjeve më të bujshme në Shqipëri.
Dhe SPAK ka rihapur zyrtarisht një nga dosjet më të bujshme të dekadës së fundit. Kjo dosje ishte pezulluar për mungesë provash por burimet bëjnë me dije se ka indicie të reja.
Mëngjesin e datës 26 qershor të vitit 2014 Artan Santo një nga bankierët më të njohur në Shqipëri u ekzekutua në hyrje të bankës së nivelit të dytë në të cilën ai ishte bashkëpronar dhe drejtor ekzekutiv.
Vrasja ishte e stilit mafioz pasi 58-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga dy persona me motor pak sekonda pasi kishte zbritur nga automjeti dhe po i drejtohej zyrës së punës në rrugën “Ismail Qemali” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Vitet kaluan por vrasja nuk u zbardh, ndërsa tashmë është në duart e SPAK si shansi i fundit për të zbuluar autorët e krimit./ Abcnews.al