Një 61-vjeçar i identifikuar si Feruzan Zeneli ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor, tip traktor. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Skëndërbej të Gramshit.
Burime bëjnë me dije për ABC se viktima sapo e kishte rregulluar mjetin e tij tip traktor dhe po kthehej në shtëpi. Në atë moment, 61-vjeçari Zeneli ka humbur kontrollin duke ndërruar jetë si pasojë e përplasjes.
“Në fshatin Skënderbej, Gramsh, shtetasi F.Z., rreth 61 vjeç, duke drejtuar mjet bujqësor ( traktor) ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia./mv.abcnews.al