Shitën tokën dhe kanë 100 000 euro në shtëpi: Çfarë dinin vrasësit e Karolinës para se të hynin në banesë

schedule11:22 - 17 Maj, 2021

schedule 11:22 - 17 Maj, 2021

Arrestimi i tre personave të përfshirë në grabitjen tragjike në Glyka Nera të Athinës duket të jetë çështje orësh sipas mediave fqinje. “Protothema” shkruan se është arrestimi i 35-vjeçarit gjeorgjian një ditë më parë teksa po tentonte të largohej nga vendi që pritet të çojë në zbardhjen e vrasjes së Karolinës në prani të foshnjes së saj një javë më parë.

Policia greke ka premtuar 300 mijë euro për këdo që jep informacione që çojnë në zbardhjen e autorëve të ngjarjes së bujshme, e cila tronditi Greqinë për nga brutaliteti i vrasjes, raporton abcnews.al.

Skema e grabitjes

Autorët ikën me 10 mijë euro nga shtëpia, ndërsa mësohet se ata kishin informacion se në banesën që kishin piketuar për të grabitur ndosheshin 100 000 euro pasi çifti kishte shitur një tokë pak ditë më parë. Duket se grabitësit kishin informacion për gjithçka, përveç  faktit se paratë e kërkuara nuk ndodheshin në shtëpi, por diku tjetër.

Pasi lidhën bashkëshortin 32-vjeçar të Karolinës, ata mbytën këtë të fundit me duar, ndërsa më pas u larguan nga banesa me 10 000 euro dhe disa bizhuteri. /abcnews.al