VIDEO/ Shkëndija ngre trofeun, Ballistët pushtojnë stadiumin! Struga shkruan historinë

schedule18:13 - 16 Maj, 2021

schedule 18:13 - 16 Maj, 2021

Futbolli flet shqip në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija e Tetovës sot ka ngritur trofeun dhe përballë kishte një ekip shqiptar, Shkupin, me të cilin u nda në barazim 1-1 dhe më pas ishte koha e medaljeve për protagonistët.

Skenën kanë marrë edhe Ballistët në këtë duel, pasi ata u futën në stadium dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta. Ata donin të festonin me skuadrën e tyre. Shkupi ndërkohë doli nga fusha dhe u rifutën sërish, pasi Ballistët braktisën tribunën “Marshin Beqiri”.

Sa i takon lojës, Ibraimi dhe Adem i shënuan golat. Sot sytë ishin edhe te Struga Trim & Lum, që ia doli të mposhte në transfertë skuadrën e Sileksit dhe të siguronte për herë të parë pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Altiparmakovski ua vështirësoi disi punën, pasi në mesin e pjesës së parë u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi Jahja shënoi golin e fitores dhe bëri që Shkëndijës dhe Shkupit t’u bashkohej edhe Struga në garat ndërkombëtare.

Sot luajti edhe Renova, që barazoi në shtëpi me skuadrën e Rabotnicki dhe do të luajë ndeshje shtesë për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. /abcnews.al

LIGA 1 Maqedoni e Veriut – Java 33
E diel, më 16 maj, ora 16:00

Akademija Pandev-Borec 3-1
Pelister-Belasica 2-0
Renova-Rabotnicki 1-1
Shënues:
Shefiti 36′ / Djurdjevic 59′
Shkëndija-Shkupi 1-1
Shënues:
Ibraimi 41′ / Adem 58′
Sileks-Struga Trim & Lum 0-1
Shënues:
Jahja 67′
Vardar-Makedonija GP 0-2

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!