Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Federika Mogherini porositi politikanët në Maqedoni që të përkrahin marrëveshjen e Prespës, pasi kjo është një mundësi unike. Sipas saj, kalimi i marrëveshjes në kuvend është në dobi të të gjithë rajonit.
Përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federika Mogherini në njëintervistë për MIA-n ka theksuar se Marrëveshja e Prespës është rast unik për pajtim dhe mbyllje të kontestit dydekadësh mes Shkupit dhe Athinës. Zyrtarja e lartë nga Brukseli, para debatit të nesërm në Parlament, u ka bërë thirrje deputetëve që të ndryshimet kushtetuese. Përfaqsuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian Federika Mogerini ka vlerësuar se Marrëveshja historike e Prespës ishte rezultat i guximit, liderizmit dhe përgjegjësisë politike të të të dyja palëve, prandaj si e tillë duhet të mbështetet edhe nga parlamentet e të dyja vendeve.
“Tani ka procedura kombëtare për implementimin e Marrëveshjes që po zhvillohen në të dyja palët dhe kjo duhet mbrojtur dhe respektuar. E kuptoj ndjeshmërinë dhe kontekstin kompleks historik të kontestit, si dhe brengosjet e manifestuara. Kontesti nuk ka ekzistuar kaq gjatë pa arsye, mirëpo sikurse e pamë në të kaluarën, sa më shumë që kalon koha, aq më tepër është vështirë të gjenden zgjidhje. Procesi negociator patjetër të ishte i dhimbshëm dhe rezultati është kompromisi.”
Ka deklaruar Mogherini duke ritheksuar se Bashkimi Evropian e mbështet tërërisht marrëveshjen e arrit me Greqinë si një mundësi unikate për pajtim në Ballkanin Perendimor, mundësi që, tërheq vërejtjen ajo, edhe mund të mos përsëritet. Sipas saj, palët duhet të shfrytëzojnë këtë moment që siguron të ardhmen evropiane.
“Nëse momenti shfrytëzohet me mençuri që të përparohet në reformat të cilat nevojiten, atëherë para nesh është një progres i rëndësishëm. Vendet-anëtare e hapën rrugën për fillim të negociatave në qershor të këtij viti, në bazë të kushteve të qarta. Kjo është pjesë e angazhimit tonë të fuqishëm në rajon, që është me interes për të gjithë, edhe për vendet anëtare edhe për rajonin.”
Përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federika Mogherini në intervistën dhënë agjencisë së lajmeve MIA ka folur me optimizëm për implementimin e Marrëveshjes Maqedoni-Greqi lidhur me emrin për shkak se, sikurse shprehet, ajo mund të ndihmojë transforimin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor./abcnews.al