Rrezikonin falimentin, David Alaba blen aksione tek ish-klubi i tij

schedule09:19 - 15 Maj, 2021

schedule 09:19 - 15 Maj, 2021

Kriza prej pandemisë i ka goditur rëndë klubet dhe disa prej tyre janë në prag të falimentit. Austria Wien është në gjendje të vështirë financiare dhe rrezikon përjashtimin nga kampionati.

Ish-ylli i ekipit, David Alaba, tashmë pjesë e Bayern Munchen ka vendosur t’i vijë në ndihmë klubit. Mediet austriake bëjnë me dije se Alaba ka blerë 2% të aksioneve të klubit, me vlerë 500 mijë euro.

Kjo vjen si një ndihmë direkte financiare, e cila mbulohet me blerjen e aksioneve. Rapid Wien kishte marrë licencë për sezonin e ardhshëm në ligën e dytë austriake dhe rrezikonte shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!