Një ndërtesë në Gaza u shemb gjatë një raporti të drejtpërdrejtë të TV BBC pasi u godit nga një sulm izraelit. Reporteri i BBC Arab, Adnan Elbursh dhe ekipi i tij vazhduan transmetimin, pa dijeni se çfarë do të ndodhte.
Luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë vijojnë të përshkallëzohen. Deri më tani 137 palestinezë kanë humbur jetën në Gaza.
Sulmi më i fundit izraelit ishte në një kamp refugjatësh, ku u vranë tetë persona, shumica gra dhe fëmijë. Nga ana tjetër Hamasi ka vijuar me lëshimin e raketave në drejtim të Izraelit. g.v/abcnews.al