Lautaro kërkon falje, “rebelët” nuk do dënohen: Qetësohet situata tek Inter

schedule15:58 - 13 Maj, 2021

schedule 15:58 - 13 Maj, 2021

Te Interi plasi mbrëmjen e djeshme kur Lautaro dhe Conte u përplasen për shkak se trajneri e nxori sulmuesin nga loja pasi e kishte aktivizuar si zëvendësues. Pas ndeshjes ai ishte shumë i qetë, teksa mediet italiane bëjnë me dije se situata mes trajnerit dhe sulmuesit është qetësuar shpejt.

Direkt pas ndeshjes Lautaro i ka kërkuar falje trajnerit dhe shokëve të skuadrës. Gazzetta dello Spprt raporton se ky problem është sheshuar tashmë dhe pretendon se situata në dhomat e zhveshjes është qetësuar.

Ndërkohë sulmuesi tjetër i Interit, Romelu Lukaku u kap dje nga policia duke thyer rregullat kundër Covid-19, teksa festonte me shokë dhe miq të tij ditëlindjen në një nga hotelet e Milanos.

Me të ishin edhe lojtarët Hakimi, Perisic dhe Young, të cilët bashkë me Lukakun u ndaluan nga policia dhe u sanksionuan për prishjen e karantinës, ndërsa ata u larguan nga hoteli për t’u kthyer në shtëpitë e tyre përkatëse.

Gjithsesi, Interi ka vendosur të mos i gjobisë lojtarët. Drejtuesit e kanë konsideruar si diçka normale këtë festë të lojtarëve dhe si një gëzim normal pas fitores ndaj Romës. Gjithashtu, te Interi zbulojnë edhe një detaj. Lojtarët nuk janë kapur në hotel, por janë ndaluar teksa ishin nisur për në shtëpi me makinat e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!