Duke filluar nga 21 Qershori britanikët nuk do të kenë nevojë të mbajnë maska dhe as të ruajnë distancën. Sidoqoftë, sipas një ministri planet mund të shtyhen për shkak të rritjes së rasteve të variantit indian në vend.
Sipas “Daily Mail”, Ministri i Brendshëm James Clevery theksoi se qeveria pritet të vlerësojë këshillat e epidemiologëve kryesorë të Downing Street mbi evolucionin e variantit indian në vend.
SAGE do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth variantit indian. Sidoqoftë, sipas një eksperti heqja e masave mund të shtyhet.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së vendit, rastet e variantit Indian janë dyfishuar brenda një jave. Rikujtojmë se Londra është kritikuar se nuk ka vepruar në kohë për të vendosur një ndalim udhëtimi me Indinë në fund të Prillit, megjithëse ata ishin në dijeni për rrezikun e variantit indian.
Studimet tregojnë se varianti indian – i identifikuar për herë të parë në shkurt në Britani mund të jetë 60% më ngjitës sesa varianti britanik./abcnews.al