Sllovakia miraton vaksinën ruse Sputnik V

schedule08:16 - 13 Maj, 2021

schedule 08:16 - 13 Maj, 2021

Sllovakia është vendi i dytë në BE, pas Hungarisë, që ka miratuar vaksinën ruse Sputnik V, tha në një deklaratë ministri i shëndetësisë së vendit Vladimir Lengvarsky. Fushata e vaksinimit me Sputnik V pritet të nisë në qershor.

Në mars, Agjencia Europiane e Barnave nisi vlerësimin  e Sputnik V por ende nuk ka rekomanduar përdorimin e saj emergjent në të gjithë Bashkimin Europian.

Hungaria miratoi vaksinën rusë në janar kur BE po luftonte për të rritur  furnizimin e vaksinave. BE ka autorizuar katër vaksina për Covid-19: Comirnaty, Moderna, Vaxzevria dhe J & J’s Janssen./abcnews.al