Atalanta kërkon 40 milionë, United “fiksohet” me shokun e Gjimshitit

schedule21:16 - 12 Maj, 2021

schedule 21:16 - 12 Maj, 2021

Christian Romero është një nga sensacionet e këtij sezoni dhe ka arritur të jetë një nga më të mirët për Atalantën, krah Berat Gjimshitit të prapavijë.

Aktualisht mbrojtësi është i huazuar nga Juventusi, me Atalantën që do të shfrytëzojë opsionin e blerjes për 16 milionë euro. Qëllimi i saj është ta shesë për shumë më të madhe dhe pretendimet janë 40 milionë euro.

Sky Sport raporton se Manchester United është shumë i interesuar për argjentinasin dhe ka nisur kontaktet e para. Nuk mungojnë as oferta nga klube të tjerë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!