Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Meta në ditën e infermierëve: Përmirësimi i kushteve dhe trajtimi i duhur financiar vendimtar

schedule09:27 - 12 Maj, 2021

schedule 09:27 - 12 Maj, 2021

Një mesazh falenderimi në ditën Ndërkombëtare të Infermierëve ka Ilir Meta [ër të gjithë punën dhe misionin e tyre sidomos në këtë kohë pandemie.

Meta vë theksin se puna heroike e infermierëve në këtë krizë pandemike duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre meriton mirënjohen e të gjithëve.

Ndër të tjera ai thekson se përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar për infermierët është vendimtar.

“Gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit tonë.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ne u jemi më mirënjohës se kurrë për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm.

Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor”, shkruan Meta. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!