Pak orë pas plagosjes së 18-vjeçarit Mikel Shira, forcat e policisë së komisariatit nr. 2 në kryeqytet kanë arritur që të shoqërojnë njërin prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Siç njofton policia e Tiranës, grupi hetimor ka arritur që të identifikojë dhe shoqëroje një 56 vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij 22 vjeçar.
Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin Mikel Shira, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al