Mbretëresha Elizabeth kryen detyrën e parë në publik pas vdekjes së Princit Philip

schedule13:47 - 11 Maj, 2021

schedule 13:47 - 11 Maj, 2021

Mbretëresha Elizabeth ka kryer angazhimin e saj të parë të madh publik që nga vdekja e Dukës së Edinburgut, ndërsa ndoqi hapjen shtetërore të parlamentit.

Princi Philip prej dekadash shoqëroi monarken në këtë ngjarje. Ceremonia e këtij viti u kthye për shkak të pandemisë.

Kjo është paraqitja e parë zyrtare e Mbretëreshës në publik në rolin e saj si kryetare e shtetit jashtë Windsor Castle që nga vdekja e burrit të saj më 9 prill, në moshën 99 vjeçare.

Sidoqoftë, Mbretëresha, 95-vjeçare, ka vazhduar detyrat e saj zyrtare, përfshirë pjesëmarrjen në ngjarje virtuale, që kur mbaroi një periudhë dy-javore e zisë mbretërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!