Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau Griselda Gjikolajn, dënohet me burg përjetë Robert Përpepaj

schedule12:36 - 11 Maj, 2021

schedule 12:36 - 11 Maj, 2021

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Robert Përpepaj, i cili vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj. Ndërkohë, Ronald Muzhaqi është dënuar me 23 vite burgim. Robert Perpepaj është në kërkim dhe Muzhaqi i arrestuar.

Siç raporton gazetari Ermal Vija, ndaj Përpepajt prokuroria  ngriti akuzën e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”.

Ngjarja e rëndë  ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të vitit 2018. I plagosur mbeti edhe shoku i Gjikolajt, Erion Benga. Ronald Muzhaqi u arrestua nga policia në një banesë në kryeqytet dy ditë pas ngjarjes.



Ngjarja ndodhur pas një konflikti ndërmjet Begës dhe Robertit i cili ka planifikuar më pas vrasjen. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!