FDA miraton përdorimin e Pfizer për grupmoshat 12 deri në 15 vjeç

schedule08:23 - 11 Maj, 2021

schedule 08:23 - 11 Maj, 2021

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA-ka miratuar përdorimin emergjent të Pfizer për grupmoshat 12 deri në 15 vjeç. Kjo është vaksina e parë kundër Covid-19 që Shtetet e Bashkuara kanë  autorizuar për përdorim emergjent tek adoleshentët. Vaksinat Moderna dhe Johnson & Johnson janë  autorizuar për përdorim tek personat mbi 18 vjeç.

Kompania tha se në bazë të një provë klinike që përfshiu 2,260 12 persona të moshës 15-vjeç efikasiteti i vaksinës ishte 100%.   Pfizer tha gjithashtu javën e kaluar se synon që Administrata e Barnave në SHBA të miratojë përdorimin e vaksinës për fëmijët e moshës 2 deri në 11 vjeç në shtator.

Provat rreth sigurisë dhe efikasitetit të vaksinave në fëmijët e moshës 6 muajsh deri në 11 vjeç janë ende duke u studiuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!