Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, mandati i tretë radhazi. Kefalogiannis vlerëson organizimin e zgjedhjeve që e vlerëson si hap shumë të rëndësishëm drejt BE-së.
“I dashur Z. Rama, unë do të doja t’ju përgëzoja ngrohtësisht për procesin e mirëorganizuar zgjedhor, i cili përfundoi në një ditë të qetë dhe pozitive të zgjedhjeve parlamentare në 25 Prill 2021.
Unë do të doja të përshëndesja njerëzit e Shqipërisë për pjesëmarrjen e tyre paqësore në këto zgjedhje. Më lejoni të vlerësoj organizimin e mirë të zgjedhjeve parlamentare pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga një legjislacion zgjedhor i rishikuar në kontekstin e një pandemie globale.
Organizimi i suksesshëm i këtij procesi zgjedhor është një hap shumë i rëndësishëm në rrugën drejt pranimit të vendit tuaj në Bashkimin Evropian, një hap që duhet të ndiqet nga zbatimi i plotë i rekomandimeve të formuluara nga Misioni OSBE-ODIHR. Ju mund të jeni të sigurt se Parlamenti Evropian mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
Si Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, unë pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të frytshëm me Parlamentin e sapo zgjedhur” mbyllet letra e Manolis Kefalogiannis./ Abcnews.al