Një automjet ka marrë flakë gjatë natës në Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30. Sipas policisë është përfshirë nga flakët në parkim mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit S. H. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar gjashtë persona.
Abcnews.al mëson se mjeti i përket vëllait të Eljon Hysës nga Gjormi, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Niklës me 14 korrik të vitit 2018.
“Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marrë flakë në parkim mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit S. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.
Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,” thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al