Shkëndija e Tetovës mbështetësit i ka të zjarrtë dhe sonte kanë menduar ta nxehin atmosferën, pasi kanë parë Vardarin të mundet nga Struga dhe të marrë rrugën drejt ligës së dytë.
Ballistët e Tetovës kanë pritur Vardarin dhe u kanë treguar tabelën e ligës së dytë. Flakadanët nuk mungojnë, që rivalët e tyre të përbetuar ta shihnin mirë ku po shkonin.
Sigurisht e gjitha u reklama edhe në rrjetet sociale, ku Ballistët kanë bërë një postim dhe shkruajnë: “DUKE I’A DHËNË LAMTUMIRËN E FUNDIT ARMIKUT TË PËRBETUAR! KURRË MOS U TAKOFSHIM!!!”. / abcnews.al