Ankimimi në KAS, Ardit Çela: Mandati është i LSI, kemi prova

schedule16:36 - 9 Maj, 2021

schedule 16:36 - 9 Maj, 2021

Ardit Çela i cili kandidonte për një mandat deputeti në siglën e LSI në zgjedhjet e 25 Prillit ka reaguar pas denocnimit në KAS. Çela thotë se mandati i fundit i PS në qarkun e Beratit i përket LSI.

Në një status në rrjetet sociale, Çela ka shkruar se nuk janë thjesht pretendime por fakte dhe prova që e tregojnë këtë gjë.

“Mandati është i LSI! Sot paraqitëm pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve – KAS, në KQZ, kërkesën tonë për pavlefshmëri të rezultatit në disa qëndra votimi për shkak të mbushjes së kutive, si edhe rinumërim të mbi 100 QV, ku dukshëm në procesverbalet e KQZ ka deformim të votës në disfavor të LSI, të dala nga kqyrja e pamjeve filmike.

Theksoj se, nuk janë thjesht pretendime, por fakte dhe prova të paraqitura dhe të marra nga procesverbalet e grupeve të numërimit, si edhe nga shënimet e firmosura nga të gjithë anëtarët e komisioneve në ZAZ-të përkatëse përfshirë ata të PS, në librin zyrtar të protokollit të mbajtur nga KZAZ-të.

Mospërputhja e fletëve të votimit, me numrin e votuesve ( mbushje kutish), e bënë rezultatin e atyre QV të pavlefshëm.

Ndërkohë nga kqyrja e pamjeve filmike në mbi 100 qëndra, duket haptazi, mospërputhja e votave të LSI që ndodhen në kuti, me pasqyrimin në procesverbal dhe në sistemin e KQZ. Njëkohësisht duket qartë shtimi i votave për subjektin PS, në raport me çfarë ka realisht.

Në vijim do njiheni edhe me video përkatëse nga procesi i numërimit. Mandati është i mijëra votuesve të LSI në Berat, që i rezistuan represionit dhe masakrës së kryer nga pushteti i bërë njësh me bandat!”, shkruan Çela./mv.abcnews.al