Nga Ema Shazivari
Ulja e rasteve me COVID-19, ka rritur numrin e të prekurve me virozat e stinës. Nëse vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë nuk ka pasur në qarkullim viroza të stinës, mjekja e familjes Eriona Hereni, pohon se këtë vit është rritur numri i vizitave ditore. Gjatë 24 orëve paraqiten mbi 6 pacientë të cilët shfaqin shqetësime.
“Këtë pranverë ndryshe nga viti i shkuar është vënë re një shtim i virozave të stinës afërsisht në këtë periudhë. Zakonisht paraqiten me shenjat e virozave normale,” thotë mjekja.
Shpesh simptomat e këtyre virozave janë të ngjashme me ato të Covid 19. Mjekja tregon se si bëhet dallimi mes tyre.
“Paraqitet pacienti tek ne dhe duket që mund të jetë ndonjë virozë. Me vizitën që i bëjnë e diferencojmë nëse është virozë apo Covid,” thekson Hereni.
Grupmoshat pediatrike, janë ato të cilat preken më së shumti nga këto viroza, mirëpo nuk mungojnë as të rinjtë 20-30 vjeç. /abcnews.al