Në emisionin “Klan Debat” të televizionit Klan Maqedonia u përballën opozita dhe qeveria lidhur me ndryshimet kushtetuese për implementimin e marrëveshjes së Prespës. Të ftuarit nga LSDM, VMRO dhe BDI diskutuan për ngërçin politik dhe zgjidhjen e krizës. Përplasje mendimesh edhe pas fillimit të debatit për ndryshimet kushtetuese.
Komisioni kushtetues i Kuvendit të RM ka filluar dje punën për ndryshimin kushtetues, proces i cili duhet të mbarojë brenda 10 ditësh pune. Në ditën e parë të debatit kanë marrë pjesë edhe deputetë të VMRO-së. Mbrëmë në Klan Macedonia ka filluar programi debaditiv Klan Debat nga Selajdin Xhezairi ku u trajtuan mundësitë e shtetit pas referendumit të dështuar, u përballën pjestarë të tre partive më të mëdha që përfaqsojnë popullin në parlament LSDM, VMRO dhe BDI si dhe analisti Ibrahim Mehmeti. Përplasje mendimesh dhe qëndrimesh në lidhje me zgjidhjen e ngërçit patën përsëri partitë në pozitë dhe ajo opozitarja VMRO DPMNE.
Manjolovski, i ftuari nga VMRO DPMNE-ja tha edhe njëhere qëndrimin e tyre se si parti nuk do ta mbështesin ndryshimin e kushtetutës, edhe pse disa nga deputetët e kësaj partie mund të votojnë pro ndryshimit kushtetues.
Branko Manjollovski, VMRO-DPMNE: “Thash që nuk e përkrah ndryshimin kushtetues, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues, kjo eshte e gjitha, nuk kam mandat nga votuesit të cilët kanë votuar për mua për ta bërë këtë, ju pretendoni se e keni mandatin, nëse e keni shumicën, urdhëroni votoheni.”
Në përgjigje të këtij qëndrimi, Edmond Ademi i ftuari nga LSDM-ja kërkon një alternativë të mundshme për ta zgjidhur çështjen nga ana e opozitës pasi ata e bllokojnë procesin e mëtejshëm dhe thotë që ata si parti në pozitë janë po aq afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa edhe të zgjidhin çështjen brenda parlamentit.
Edmond Ademi, LSDM: “Me një fjalë unë do të kisha thënë se jemi po aq afër zgjedhjeve të parakohëshme sa jemi dhe aq afër zgjedhjes në kuadër të parlamentit.”
Artan Grubi nga BDI thotë se procesi i zhvilluar deri më tani është meritë e të gjitha partive, tani mbetet që në Kuvend të përfundohet çështja duke votuar pro edhe opozita.
Artan Grubi, BDI: “Vlerësojmë se është meritë edhe e VMRO DPMNE po aq sa është meritë edhe meritë edhe e LSDM e BDI që kemi ardhur këtu dhe duhet ta ndihmojmë këtë proces edhe gjatë ditës së premte, por edhe gjatë ditës së hënë kur do shkojmë në sallën plenare dhe duke hapur debatet për ndryshimet kushtetuese me votën pro.”
Nga ana tjetër analisti politik Ibrahim Mehmeti komenton qëndrimet duke thënë se opozita do të duhet ti bashkangjitet shumicës dhe të mos e bllokojë procesin i cili ka aritur në stazë përfundimtare.
Ibrahim Mehmeti, analist: “Duhet ta tejkalojmë vetveten dhe ti bashkangjitemi shumicës ose ti bashkangjitemi të gjithëve në tejkalimin e kësaj situate që Maqedonia më në fund të integrohet në BE dhe në NATO.”
Për sa i përket tejkalimit të krizës politike LSDM dhe BDI kanë qëndrimin e njëjtë dhe kanë shprehur optimizmin e tyre se mund të tejkalohet situata e krijuar me miratimin e katër amendamenteve, ndërkohë që ish kryeparlamenatari Trajko Veljanovski në debatin e komisionit kushtetues ka thënë se mazhoranca nuk e ka shumicën e dy te tretave në parlament. Propozim amendamentet që duhet dryshuar janë katër, ku e para thotë të shtohet “Veriore” gjithandej në kushtetutë ku qëndron emri i shtetit, e dyta ka të bëjë me traditat shtetëroro-juridike, pra të emërohen dokumenta konkrete historike të asnomit për ta arsyetuar preambulën kushtetuese, e treta garanton kufijtë dhe pika e katërt është përkujdesja për diasporën./abcnews.al