Unaza e diamantit me dy ngjyra pritet të shitet në ankand për vlerën marramendëse

schedule15:35 - 9 Maj, 2021

schedule 15:35 - 9 Maj, 2021

Një unazë diamanti me ngjyrë të kombinuar vjollcë-rozë pritet të shitet për mbi 53 milionë dollarë, ka bërë të ditur shtëpia e ankandeve Christie’s.

Unaza e diamantit 15.81 karat do të jetë shitja kryesore e shtëpisë së famshme të ankandeve në Hong Kong, që pritet të ndodh më 23 maj.

Sipas vlerësimeve zyrtare, diamanti do të jetë më i madhi i llojit të tij, që do të hidhet në ankand.

Guri shumë i çmuar njihet si diamanti “Sakura” që është një fjalë japoneze e përdorur për një lule çershie e cila çel për një periudhë shumë të shkurtër, vetëm në fillim të pranverës./abcnews.al