Inter javën e shkuar u shpall kampione e Italisë, por as ky fakt nuk e bëri të ulë ritmin skuadrën e Antonio Contes dhe dje fituan me shifrat e thella 5-1 ndaj Sampdorias për javën e 35-të të Serie A.
Zikaltërit mund të kishin shënuar edhe një gol më shumë kur Achraf Hakimi humbi një rast, që e krijoi po vetë në minutën e 14.
Mbrojtësi nga Maroku mori një top në dalje të zonës së Interit dhe vrapoi me gjithë fuqinë e tij, duke lënë pas çdo kundërshtar dhe mos i dhënë mundësinë atyre as të ndërhynin ndaj tij.
https://streamable.com/99jn0i
22-vjeçari iu afrua portës dhe lëshoi një goditje, e cila u nda nga pak centimetra me portën, duke i hequr mbrojtësit mundësinë e golit, që do ishte ndoshta më i bukuri në Serie A këtë edicion. /abcnews.al