Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u është bashkuar politikanëve që kanë uruar besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.
Kryemadhi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se në këtë natë të shenjtë Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet.
“Nata e Madhe e Kadrit është më e bekuara, si nata e shenjtë kur Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet. Bashkohem në lutje me vëllezërit dhe motrat tona të besimit islam, për më shumë paqe dhe begati për Shqipërinë dhe çdo familje shqiptare!”, shkruan Kryemadhi.
Më parë ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci. Kryetari i Kuvendit,z.Gramoz Ruçi, uroi për besimtarët bekim, mirësi, adhurim, falje, dashuri.
“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Natën e Kadrit, këtë natë të madhe të muajit të bekuar të Ramazanit, në prag të Fiter Bajramit, këtij festivali të shenjtë të besimit, gëzimit, faljes dhe shpresës. Bekim, mirësi, adhurim dhe dashuri për të gjithë.”, shkruan në mesazhin e urimit Kryetari i Kuvendit,z.Gramoz Ruçi. /abcnews.al/