Pas kryeministrit Edi Rama, edhe Presidenti Ilir Meta u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Kadrit. Kreu i shtetit shkruan se nata e bekuar na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.
“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”. Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.
Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve! Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja” mbyllet postimi i Metës. Ditën e enjte besimtarët myslimanë festojnë Bajramin./ Abcnews.al