Proteston fermeri, dërgon lopën e ngordhur para Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

schedule23:47 - 7 Maj, 2021

schedule 23:47 - 7 Maj, 2021

Një fermer në Kosovë si shenjë proteste ka vendosur një lopë të ngordhur para oborrit të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë.

Fatmir Gashi i cili është fermer e dërgoi kafshën atë në shenjë proteste për gjithë për 13 bagëtitë që i kanë ngordhur gjatë këtij viti.

Ai pretendon se nuk janë kryer inspektimet e duhura në kufi dhe se bagëtitë që ai ka blerë kanë qenë të sëmura.

Ai thotë se ato i kanë kushtuar shumë humbje fermës së tij prandaj kërkon nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që t’ia kompensojnë dëmin e shkaktuar.

Por këtyre akuzave iu përgjigjet Lamir Thaçi zëdhënës në AUV. Thaçi thotë se janë kryer që të gjitha procedurat dhe kontrollet sipas ligjit. Trupi i kafshës së ngordhur ka qëndruar për disa orë në oborrin e AUV./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!