Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Turqia shumë shpejt do të prodhojë vaksinën e saj kundër koronavirusit.
Ai tha se sapo ato të jenë gati, Turqia do i ndajë vaksinat e saj me të gjithë, ndërsa deklaroi se ato duhet të jenë lira në të gjitha vendet.
“Vaksina jonë mund të jetë e disponueshme mes shtatorit dhe tetorit. Sapo të jenë gati, Turqia do të ndajë vaksinat e saj COVID-19 me të gjithë
Vaksinat kundër koronavirusit duhet të jenë të lira në të gjitha vendet”, tha Rexhep Tajip Erdogan./mv.abcnews.al