NASA është duke mahnitur çdo ditë e më tepër botën me eksplorimin e planetit Mars duke sjellë prej një bote krejt tjetër imazhe, të cilat po bëjnë bujë në mediat ndërkombëtare. Shkëmbinjtë e Marsit kanë qenë sëfundmi në vëmendjen e ekspertëve të NASA-s si edhe gazetarëve, të cilët kanë publikuar disa prej tyre me forma të çuditshme, raporton abcnews.al.
Përmes një postimi në Twitter, një prej inxhinierëve të NASA-s e ka krahasuar një shkëmb të gjetur me skeletin e një dinosaur të zbuluar në tokë. “Ky duhet të jetë shkëmbi i Brachiosaurusit”, shkruan ai.
Preserverance u ul më shumë se një muaj më parë në Mars dhe tashmë është duke eksploruar planetin për të zbuluar nëse ka apo ka patur gjurmë jete në të. /abcnews.al