Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për efektivin e policisë në Lezhë, Kol Kola. 62 vjeçari, Kola akuzohet për veprën penale “ngacmim seksual dhe kryerjen e veprave të turpshme me të mitur.
Prokurori i çështjes ka deklaruar se nga hetimet e kryera nga SHÇBA dhe që janë referuar në prokurori ekzistojnë provat që fajësojnë 63 vjeçarin. Përveç dëshmisë së vajzës, janë marrë edhe pamjet e kamerave të vëzhgimit ku dallohet efektivi i policisë së bashku me 13 vjeçaren duke u futur në banesë./abcnews.al/