COVAX nënshkruan marrëveshje me Novavax për 350 milionë doza vaksine

schedule12:55 - 7 Maj, 2021

schedule 12:55 - 7 Maj, 2021

COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane të bioteknologjisë “Novavax” për të siguruar 350 milionë doza të vaksinës së tyre kandidate, që do të fillojnë të shpërndahen në tremujorin e tretë.

“Furnizimi i vaksinës pritet të fillojë në tremujorin e tretë të vitit 2021, sapo Novavax të ketë marrë autorizimin për përdorimin e vaksinës.

Shpërndarja do të vazhdojë gjatë gjysmës së dytë të këtij viti dhe deri në vitin 2022”, tha Aleanca e Vaksinave (Gavi), në një njoftim për shtyp. Administrimi i vaksinës kandidate NVX-CoV2373 nga Novavax nuk është autorizuar ende në asnjë vend./abcnews.al