Autoritetet ruse kanë miratuar vaksinën “Sputnik Light” me një dozë të vetme. Miratimi i vaksinës pritet të përshpejtojë procesin e arritjes së imunitetit të tufës kundër koronavirusit.
Sputnik Light, versioni i ri është i njëjtë me dozën e parë të dy dozave Sputnik V por ende nuk kanë përfunduar provat e nevojshme për të siguruar sigurinë dhe efektivitetin e saj në përputhje me protokollet shkencore.
Sipas fondit rus për investimet direkte, që financon prodhimin e Sputnik V, Sputnik Light, ka një efiktivitet në 79.4% të rasteve, ndërkohe që versioni i parë ishte 91%. Rusia filloi provat njerëzore të Sputnik Light në janar dhe studimet janë ende në vazhdim, sipas të dhënave zyrtare.
Sputnik Light është vaksina e katërt e aprovuar në Rusi./abcnews.al