“I thashë s’ke për t’u ndarë prej meje”! Dëshmia e burrit xheloz që vrau gruan sapo doli nga gjykata

schedule18:00 - 6 Maj, 2021

schedule 18:00 - 6 Maj, 2021

Vrasja përpara gjykatës në mes të ditës tronditi sot Elbasanin. Liljana Buzo 54-vjeç u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Koço Buzo sapo doli nga dera e gjykatës. Burri e goditi gruan fillimisht me thikë në fyt dhe më pas me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend.

Por cfarë deklaroi Koço Buzo përpara grupit hetimor?

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se autori nuk ka dhënë shumë shpjegime, por edhe shprehur se ishte xheloz dhe se i kishte kërkuar më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje.

I pata thënë që; nuk ke për t’u ndarë prej meje. Donte të më fuste në burg” mësohet se u shpreh Koço Buzo. Në gjendje të rënduar psikologjike pas krimit 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Çifti ka dy djem.

Por si ndodhi ngjarja?

Koço Buzo ish polic i bëri priti gruas 50 metra larg gjykatës tek rruga “Ismail Dërbova”.

Kur ajo doli nga gjykata e qëlloi për vdekje. Ndërsa plagosi në këmbë avokatin dhe një kalimtar.

 Të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Pranë vendngjarjes ndodhet dhe komisariati i policisë. Policia e arrestoi autorin e krimit pak minuta më pas.

Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë. Ndërsa njihet si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli./ db/Abcnews.al