Trupi ynë përmban një sasi të madhe uji, për të funksionuar siç duhet. Uji është thelbësor pasi ofron një sërë përfitimesh bukurie. Njerëzit iu referohen shumë produkteve për rutinën e tyre të bukurisë por përmbajnë kimikate që ndikojnë në lëkurë dhe flokë.
Por në vend që të fokusoheni tek këto elementë jo të shëndetshëm, mund të merrni përfitime mahnitëse nga uji për bukurinë tuaj. Uji është themelor për rritjen e qelizave dhe detoksifikimin. Pra, flokët kanë nevojë për ujë në rutinën tuaj ditore.
Në thelb, uji mbështet konsumimin e vitaminave dhe ndihmon në rritjen aktive dhe të shëndetshme të flokëve. Jo vetëm që konsumimi i ujit është i dobishëm për flokët, uji i ftohtë është shumë i rëndësishëm për t’i mbajtur flokët pa yndyrë.
Për një lëkurë më të shëndetshme, nuk duhet të anashkaloni ujin pasi e mban të hidratuar. Konsumi i ujit ndihmon në rimbushjen e indit të lëkurës dhe rrit elasticitetin e saj. Kështu mund të shmangni shenjat e plakjes dhe të mbani një fytyrë rinore. /abcnews.al