Ish-deputeti i PD-së që në 25 Prill fitoi një tjetër mandat, Tritan Shehu ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama sot në Itali në Samitin për sigurinë, ndërsa shprehet se e ardhmja në BE e Shqipërisë nuk mund të vihet kurrë në dyshim.
“Djallezia e Rames sot nga Firence – ve ne dyshim origjinen europiane dhe te ardhmen ne BE te Shqiperise:
“Pjese ose jo e BE ne do te behemi vend europian”- tha sot ai!!!
Se pari dua t’i kujtoj Rames se Shqiperia eshte vend e popull europian prej mijra vitesh, qe prej antenateve tane.
Se dyti qe Shqiperia eshte ne rrenjet e kultures europiane, e cila ka lindur mbi 2500 vite me pare ne trekendeshin Iliri-Rome-Athine.
Se treti e ardhmja ne BE e Shqiperise nuk mund te vihet kurre ne dyshim, sepse Europa eshte familja jone e ne nuk kemi pse “te behemi europiane”, ne jemi te tille e vetem te tille, ne do te behemi pjese e Europes se Bashkuar.
Ne do te behemi antare te BE, te shtepise sone, dhe per kete nuk kemi tjeter alternative, tjeter opsion, tjeter perspektive…pavaresisht deklaratave ogurzeza te Rames!
Cdo alternative tjeter eshte vetem largimi nga familja jone, per diku ne Lindje…
Dhe kete ne e kemi provuar dy here tragjikisht gjate historise sone:
Gjate pushtimit otoman e gjate atij komunist.
Kjo eshte e verteta historike per ne, ndersa qellimi i yne i madh historik e i pa tjetersueshem per te gjithe shqiptaret eshte vetem Brukseli e Perendimi.
Rama mund te konspiroje cfare te doje apo si mund ta drejtojne ate ne kurriz te shqiptareve, por nje gje nuk e arrin dot, te ndryshoje identitetin, perkatesine dhe trajektoren e “rruges” historike te ketij populli’ shkruan ai./ db/Abcnews.al