Presidenti Ilir Meta këtë të enjte ka pritur në presidencë një homologun e tij slloven Borut Pahor.
Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ka marrë konfirmimin se Sllovenia mbetet një avokat i paepur i integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Ndër të tjera Sllovenia është e vendosur për të mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE.
“Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor konfirmoi edhe një herë sot nga Tirana, se mbetet një avokat i paepur i integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe njëkohësisht mbështetës i vendosur i integrimit europian të Shqipërisë.
E falenderoj Presidentin Pahor dhe Slloveninë dhe shpreh mirënjohjen për këtë kontribut të vyer, nxitës e motivues për vijimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara”, shkruan Meta. /abcnews.al