Ndarja nga jeta e Guljelm Radojës, kritiku i artit: Ishte njeri i thjeshtë, e thoshte mendimin hapur

schedule08:45 - 6 Maj, 2021

schedule 08:45 - 6 Maj, 2021

Ditën e djeshme ndërroi jetë nga Covid-19 aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Guljelm Radoja.

Fjalët për vdekjen e aktorit kanë qenë të shumta. Të gjithë kanë zgjedhur ta kujtojnë duke ndarë momentet e bukura që kanë kaluar me të.

LEXO EDHE: Guljelm Radoja mbylli sytë përgjithmonë, kush ishte “shkodrani që i bani të tana” në kinematografinë shqiptare

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, kritiku i artit Josif Papagjoni ka folur rreth figurës së aktorit, duke u ndalur te disa nga rolet që ai ka vënë në skenë

Po ta shikosh interpertimin e Guljelm është larg patetikës. Unë them që në thelbin e vetë ky aktor kishte një farë qytetarie. Unë e kam parë që me “Kartelën e verdhë”, me këtë komedi Guljelm Radon. Edhe në teatër ai aktor që vinte mirë, vinte butë”.

Papagjoni ka theksuar se Radoja ka qenë një person më shumë humor, por që nuk kërkonte vëmendje në ekrane.

“Ai ka qenë një njeri i thjeshtë, unë e kam njohur në disa gjëra. Ai nuk ka qenë miku im, por ishte një fytyrë që dominonte në shumë ekrane, është ndjenja e narcizmit, po ky njeri nuk e kishte këtë. Ai edhe si pedagog ka pasur atë dashurinë e studentëve. Ishte edhe një shkodran me humor shpotitës.

Ishte të paktët e kësaj kategorie që e thoshte mendimin hapur. Edhe si aktor edhe si njeri për ata të paktë që e kanë njohur, ai kishte këto dy cilësi që i thoshte gjërat pa ja bërë syri tërr fare”.

Sipas Papagjonit, Radoja shprehte gjithçka hapur dhe nuk ka qenë i përkëdheluri i pushtetit.

“Nuk ka qenë i përkëdheluri i pushtetit. Kjo i bën nder figurës së Guljelm Radojës, ai ka qenë shumë qytetarë. Ai u kthye në Durrës, jetonte aty, shkonte vinte. Pasi qendroi 3 vjet në estradën e Fierit, ai u shpërngul në Teatrin e Durrësit”./abcnews.al