Ky është ushqimi hidratues që ka më pak kalori sesa shalqiri

schedule08:23 - 6 Maj, 2021

schedule 08:23 - 6 Maj, 2021

Shumica e njerëzve mund ta dinë që shalqiri dhe kastraveci kanë një përqindje të lartë uji, por ekziston një ushqim tjetër që është relativisht i nënvlerësuar.

Specat në të gjitha ngjyrat janë të shijshme dhe nuk mungojnë asnjëherë në frigorifer. Ata kanë të njëjtën përmbajtje uji si shalqiri. Po po, 92%. Por gjëja më e mirë është që ju të mund të hani sasi më të mëdha, sepse speci ka 1/3 e sheqernave të shalqirit (2 gramë / 100).

Pavarësisht sa hidratues është një ushqim, ai nuk zëvendëson ujin në asnjë mënyrë. Pini ujë, dhe nëse është e nevojshme, vendosni fruta brenda për ta bërë atë më të shijshëm. Dhe pastaj mund të hani shalqi, kastravec, speca dhe ushqime të tjera hidratuese./abcnews.al