Publicisti Ilir Demalia ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit Guljelm Radoja. Ai shkruan se Radoja ishte një qytetar elitar me karakter dinjitoz.
Duke iu drejtuat me disa fjalë, Demalia thotë se Radoja duhet të shkojë pranë Bujar Lakos dhe Rikard Larjes pasi janë më rehat me paqen që toka nuk ia dha kurrë.
“Sot u largua në Amshim, i paqtë aktor që aktronte vetëm me sy. Qytetar elitar dhe karakter dinjitoz. Arti sot humbi jo vetëm një artist por edhe nje model të qytetarit dhe integritetit dhe dinjitetit që është i rralle në komunitetin e artistëve, Guljem!
Shko takohu sot në qiell me Bujar Lakon e Rikard Larjan, jeni më rehat atje në paqen që nuk ja u dha kurrë toka që i dhate aq shumë njerzillëk”, shkruan ai./mv.abcnews.al