Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit Guljelm Radoja.
Basha përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se largimi nga jeta I artistit të madh është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.
Ndër të tjera kryedemokrati shkruan se artisti ka lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin.
“Me hidhërim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh Guljelm Radoja. Largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.
Guljelm Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij, por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin.
Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit. Guljelm Radoja do të mbetet përjetë mes nesh. U prehtë në paqe!” shkruan Basha. /abcnews.al