Zamira Kita dedikim prekës për Guljelm Radojën: Do mbetesh artist në përjetësi, prehu i qetë mik

schedule16:58 - 5 Maj, 2021

schedule 16:58 - 5 Maj, 2021

Drejtoresha e Teatrit të Korçës Zamira Kita ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit Guljelm Radoja i cili mbylli sot sytë përgjithmonë pas një beteje të gjatë me COVID.

Ajo shkruan se ikja e Radojës është një humbje e madhe për artin dhe shoqërinë shqiptare, duke theksuar se do i mungojë shoqëria, buzëqeshja dhe fjalët e tij.

“Lamtumire Guljem Radoja! Do na mungosh shumeeee, do na mungosh ne Koko Fest ne Teatrin e Korçës, ne rrugicat dhe lokalet e Korces! Do na mungoje shoqeria jote, buzeqeshja, fjalet e tua… Do me mungoje thirrja jote plot dashuri “ Zamo”!

Ikja jote eshte humbje e madhe per artin dhe shoqerine shqiptare! Ti ishe artist i madh dhe do te jesh i tille ne perjetesi! Prehu i qete mik i dashur! Lamtumire!”, shkruan Zamira Kita./mv.abcnews.al