Kjo është kompania ku kolegët vendosin për pagën tuaj

schedule13:55 - 5 Maj, 2021

schedule 13:55 - 5 Maj, 2021

Një kompani softuerësh në Argjentinë ka marrë një qasje radikale në mënyrën e trajtimit të punonjësve. 10Pines po përpiqet të jetë transparent dhe demokratik me punonjësit, duke lejuar stafin të vendosë për pagat e njëri-tjetrit.  Madje, një nga punonjësit vendosi të refuzonte pagën e tij të propozuar me 7% rritje në dhjetor, pasi u ndje se nuk e justifikonte atë para kolegëve të tij, informon abcnews.al.

Pagat vendosen tre herë në vit, e cila përfshin të gjithë stafin përveç punonjësve të rinj dhe atyre që janë në provë. Punonjësit mund të kërkojnë rritje rroge dhe kjo diskutohet hapur.

10Pines është një biznes teknologjik i themeluar  në vitin 2010 dhe ka 85 punonjës me qendër në Buenos Aires. Çdo vit, 50% e fitimeve të kompanisë ndahen mes stafit, informon abcnews.al.

10Pins synon të ketë një hierarki të sheshtë dhe të jetë transparente me punonjësit sa më shumë të jetë e mundur.

Nuk ka CEO të përgjithshëm dhe menaxherë të mirëfilltë brenda ekipeve, megjithëse ka figura të larta që janë partnerë, të njohur si “bashkëpunëtorë” dhe “ekspertë”./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!