Lavinia Mounga po fluturonte nga Salt Lake City në Hawaii për pushime, kur lindi në avion djalin e saj, të cilin e pagëzoi me emrin Raymond.
Foshnja erdhi në jetë para se të mbërrinin në destinacion, ndërsa Lavinia ishte në javën e 29- të të shtatzënisë.
Për fat të mirë, një mjek nga Hawaii dhe tre infermierë të njësisë së kujdesit intensiv nga Spitali i Qytetit të Kansasit Verior ishin gjithashtu në bordin e fluturimit gati shtatë orësh.
“Ne ishim rreth gjysmës së fluturimit dhe dëgjuam dikë që thërriste për ndihmë mjekësore”, tha infermierja, Nani Lani Bamfield.
Një video u bë virale në internet ku shihet një pasagjer i cili tregon se çfarë ndodhi. g.v/abcnews.al