Dy gola, një asist dhe një gol i anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje. Më shumë se kaq nuk mund t’i kërkosh një sulmuesi dhe Sokol Cikalleshi sigurisht që do të vlerësohej maksimalisht pas triumfit të Konyaspor në shtëpi me Karagumruk me rezultatin 5-1.
Sulmuesi kavajas është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 39-të në Superligën e Turqisë. Vlerësim më të lartë se Cikalleshi ka pasur vetëm sulmuesi i Besiktas, Cyle Larin, i cili shënoi 4 gola në fitoren 7-0 të skuadrës së tij kundër Hatayspor.
Cikalleshi nuk është i vetmi shqiptar që vlerësohet në kampionatin turk. Edhe shoku i tij i skuadrës, Zymer Bytyqi, është përfshirë në mes yjeve të javës. Anësori i Konyaspor shënoi pas asistit të lojtarit të kombëtares shqiptare, ndërkohë që VAR-i i hoqi atij asistin në golin që iu anulua Cikalleshit. /abcnews.al