Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti foli dje për mediet italiane, pas fitimit të titullit nga zikaltërit, duke thyer dominimin 9-vjeçar të Juventusit. Moratti tregon qartë emocionet e tij dhe flet gjithashtu edhe për Superligën.
“Babai im do kishte festuar si i çmendur. Më në fund vjen titulli! Shkëmbeva mesazhe me Zhang dje pasdite dhe ishte shumë emocionuese. Superliga? Interi zgjodhi të hyjë dhe të dalë pa shumë zhurmë.
Agnelli bëri një rrëmujë të madhe në informimin dhe kohën e lancimit të projektit. Futbolli është psion dhe ndjenjë. Conte? Ai ka merita të mëdha. E tregoi veten e tij dhe nuk ishte e lehtë të mblidhte ekipin, pas gjithë atyre problemeve.
Hakimi këtë sezon më kujtoi Maicon. Gjithashtu ADN e Interit u instalua te Barella. Gjithashtu veçoj edhe Lukakun dhe Eriksen për atë që kanë dhënë këtë sezon. Darmian gjithashtu ishte një nga simbolet e kësaj skuadre”, u shpreh Moratti. /abcnews.al