8,307 raste aktive me koronavirus në Kosovë

schedule08:33 - 3 Maj, 2021

schedule 08:33 - 3 Maj, 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se në të gjithë vendin janë 8,307 raste aktive të infektuar me covid-19.

Megjithëse një numër ky është një numër i lartë të infektuarish, kjo nuk i ka penguar shtetasit kosovar që në fundjave të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Sipas të dhënave të fundit drejt Shqipërisë, kanë hyrë mbi 32 mijë qytetarë të Kosovës.

Ndërkohë IKSHPK bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes.

Po ashtu njoftohet se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste.

Policia e Kosovës po vazhdon me inspektimin e masave antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, si pjesë e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së coronavirusit. /abcnews.al/