Tifozët e AIK nuk kanë duruar. Ultrasit e skuadrës suedeze kanë protestuar ditën e sotme, pasi në ndeshjet e futbollit lejohen vetëm tetë persona.
Ata janë kundër vendimit të autoriteteve, pasi në Suedi qendrat tregtare janë hapur dhe në to ka plot njerëz.
Här är videon https://t.co/ToEmbtnm1A pic.twitter.com/J1cp4MD0zJ
— Marcus (@Xolazi) May 2, 2021
Ultrasit e AIK kanë protestuar pikërisht në një prej qendrave qytetare të Stokholmit. Ata janë shfaqur me mesazhe kundër vendimit të autoriteteve shtetërore dhe duke kënduar për ekipin e zemrës. /abcnews.al