Rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën nuk e kanë pritur mirë as figurat politike të LSI-së tek Kosherja. Monika e Kosheres shprehet e zhgënjyer nga rezultati i dobët që ka marrë partia e saj megjithëse kishte bindjen se do të fitonte 22 mandate. “As nuk e prisnim fare, na ra si rrufe në qiell të hapur.“, tha aktorja.
“Në filxhan më doli, kanatjeren ia çova asaj me nishanin, 22 mandate më thanë. Prisja 15 mandate në Tiranë, sepse është numër fati.“, vijoi më tej aktorja. Por përtej kësaj ajo është e shqetësuar dhe për Titin, pasi siç thotë ajo e ka përjetuar shumë keq humbjen.
“I ka shkuar tensioni 22 mijë euro me pesë”, tha ajo. Nuk ka munguar as një mesazh për Presidentin e Republikës. “Mendoj t’i kërkojmë falje mbretit tonë Ilirit, ai është si baba teqeje, të sheh zoti. Ilir, më fal ti ke gjithmonë të drejtë dhe unë jam gjithmonë gabim.“, tha aktorja. /abcnews.al